‘Avulloi’ 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit, kjo është kërkesa e prokurorisë për Labinot Grudën

10:58 | 22 Tetor 2020

Prokuroria kërkon paraburgimin e Labinot Grudës.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për personin, i cili dyshohet se mundësoi avullimin e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ulaj ka thënë se rasti është nën hetime dhe se prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin e ndaluar.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se rasti në fjalë është në hetime. Prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin e ndaluar”, thuhet në përgjigjet e Ulajt për Express.

L.G, do të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë sot në orën 11:00.

Komento: