Azemi dhe punëtorë teknik flasin për rritjen e pagave me pjesëtarë të kryesisë së Kuvendit të Kosovës

16:03 | 24 Qershor 2024
azemi-dhe-punetore-teknik-flasin-per-rritjen-e-pagave-me-pjesetare-te-kryesise-se-kuvendit-te-kosoves

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se është takuar me sekretarin e Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi ,dhe drejtorin e Administratës të Kuvendit, Emrush Hagjiu.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për rritjen e pagave të punëtorëve teknik të Kuvendit të Kosovës .

“Rrugë dhe mundësi ka, shpresojmë se gjatë kësaj jave do të gjendet zgjidhja, në të kundërtën dihet”, ka shkruar Azemi, i cili sot gjatë ditës tha se punëtorët teknikë të Kuvendit mund të mbajnë grevë nëse nuk u rriten pagat.

Komento: