Azemi: Rreth 300 mijë kosovarë u larguan këtë vit, Kurti as pas 27 ftesave tona s’pranon takim

20:19 | 04 Qershor 2024
azemi:-nga-java-e-ardhshme-do-te-ndryshojme-menyren-e-greves,-do-te-kete-veprime-radikale

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Pivat thotë për “Front Online” se janë rreth 300 mijë punëtor të larguar vetëm këtë vit nga Kosova. Sipas tij, nuk është bërë asgjë nga shteti që të ndal një avazh të tillë të ikjeve.

“Ne konsiderojmë që është një numër i madh i qytetarëve të larguar nga vendi, diku sillet rreth 300 mijë të cilët janë një fuqi e madhe punëtorësh të cilët tashmë tregu i Kosovës veç është mangu për këtë shifër të punëtorëve. Kjo vjen si pasojë e mos rritjes së agave, kushteve të punës e mos kryerja e obligimeve të kontributeve”,
tha ai

Azemi thotë se shteti ka mundur të ndikoj në zvogëlimin e këtij numri të të larguarve por është krijuar bindja se vet Qeveria dhe pronarët e kompanive kanë qenë të interesuar që këtë pjesë-fuqi punëtore ta qesin jashtë vendit.

Është e ditur që s’do të kishim pas mundësi me ndalë këtë avazh mirëpo kemi mundur ta zvogëlojmë këtë numër. Kemi mundur të bëjmë shumë më shumë por nuk kemi bërë asgjë , mirëpo nganjëherë mendoj që është krijuar përshtypja që Qeveria dhe pronarët e kompanive kanë qenë të interesuar që këtë pjesë apo këtë fuqi punëtore ta qesin jashtë vendit”, tha tutje kryetari i Sindikatës.

Azemi thotë se i kanë çuar duartë prej takimeve me Kurtin dhe ministrin Muratin, pasi ua kaë adresuar plotë 27 ftesa dhe asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.

“Ne i kemi çu duartë prej takimeve me kryeministrin Kurti dhe ministrin e Financave sepse ju kemi bërë plotë 27 ftesa, të protokoluara në zyrën tonë  që kemi kërkuar që të takohemi që të flasim për problemet e lartëcekura dhe deri më tash këta nuk qenë të  interesuar për një takim. Normal, edhe ne tashmë kemi hequr dorë sepse jo vetëm puëntorët e sektorit privat janë punëtor tonë por ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës”, theksoi Azemi për Front Online.

Komento: