Babai i Higuainit jep detaje rreth të ardhmes së djalit të tij

22:46 | 03 Prill 2020

Babai i Higuain ka dhënë detaje rreth të ardhmes së djalit.

Babai i Gonzalo Higuain ka qartësuar gjithçka sa i përket të ardhmes së djalit të tij.

Ylli i Juventus, Higuain, është lidhur ditët e fundit me një kalim të mundshëm te skuadra e River Plate.

Lidhur me këto spekulime ka folur babai i lojtarit, i cili ka thënë se djali i tij nuk do të bëjë një lëvizje spektakolare drejt River.

“Është e pamundur për tani”, ka thënë Jorge për ‘Goal’.

Higuain kishte nisur karrierën e tij me River Plate, kur debutonte në vitin 2005, si tinejxher.

Komento: