Babai nga Prizreni kërkon ndihmë për gjetjen e 15-vjeçares: Doli nga shtëpia për të shkuar në shkollë e më s’u kthye

10:33 | 19 Janar 2021

“Doli nga shtëpia për të shkuar në shkollë e më s’u kthye”, babai nga Prizreni kërkon ndihmë për gjetjen e 15-vjeçares.

Emona Gjibegji, 15-vjeçarja nga fshati Lubizhdë i Prizrenit, është zhdukur mesditën e djeshme.

Zhdukjen e saj në polici e ka raportuar babai i saj, i cili ka thënë se 15-vjeçarja ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.

Një familjar i saj tha se herën e fundit kur ajo ka dalë nga shtëpia ka pasur të veshur një xhup ngjyrë hiri, xhinse dhe kapele, si dhe flokët i ka pasur të lidhura.

Të gjithë ata që kanë informacion për vendndodhjen e Emonës, mund të kontaktojnë me familjen e saj në numrin: 045837555 apo nr e Policisë 192./Indeksonline

Komento: