“Babi m’ka thanë që u pendu por mamin s’ka mujt me ma kthy”- Letra prekëse e vajzës së Diana Kastratit të vrarë para 13 vitesh

18:23 | 19 Prill 2024

Gëzim Kastrati, babai i Diana Kastratit në 13 vjetorin e vrasjes së vajzës së tij ka bërë thirrje për drejtësi dhe të arrestohet vrasësi i saj.

Ndërkohë vajza e saj Anaida Jashari ka shkruar një letër tejet prekëse kushtuar nënës së saj, përcjell Insajderi.

“Te kush me gjetë mbështetjen, te nana që na është vra apo te baba që nuk është me neve? A me shpresu që burri nuk është si baba?”, shkruan ajo.

Foto: Anaida Jashari vajza e Diana Kastratit

“Unë nuk isha rritë njëjtë sikur mos të mu kish vra mami. Kur më është vra mami, unë kam humb edhe babin, edhe familjen e mamit edhe familjen e babit. Po të kisha mamin gjallë e kisha pas edhe babin afër. I kisha pas dy shpija një të mami një të babi”.

“Babi m’ka thanë që u pendu për atë çka ka ndodhë, por mu babi s’më ka pa tu u rritë e as mamin kurrë s’ka mujt me kthy”, thuhet mes tjerash në letrën e saj.

Komento: