Bahtiri: Ura e Ibrit hapet pas 5 shkurtit

19:08 | 15 October 2024
bahtiri:-ura-e-ibrit-hapet-pas-5-shkurtit

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që Ura e Ibrit do të hapet pas 5 shkurtit.

“Pasi që të kryhet procesi zgjedhor, pas 5 shkurtit ura do të hapet. Pa asnjë problem”, ka thënë Bahtiri në DTP me Fidanin në Klan Kosova.

“Ne do të jemi në bashkëpunim me KFOR-in dhe të gjitha institucionet”.

“Situata është e përmirësume, dhe normale, dhe nuk ka asnjë problem, ju mundeni me e vizitu pjesën e veriut në mënyrë normale sikur në jug”, ka shtuar ai mes tjerash.

Komento: