Bajram Qerkini: Familjarët po interesohen vazhdimisht për çdo gjetje të mbetjeve mortore

08:18 | 23 Nëntor 2023
bajram-qerkini:-familjaret-po-interesohen-vazhdimisht-per-cdo-gjetje-te-mbetjeve-mortore


Çdo herë që gjinden mbetjet mortore shtohet interesimi nga familjarët që kanë të zhdukur nga lufta e fundit.

Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Persona të Pagjetur ka folur për Front Online.

Ai thotë se kjo shoqatë ka informata se ku janë qindra njerëz në Serbi e në Kosovë.

Sipas tij, interesimi për zbulimin e varrezave masive është zero.

“Çdo herë po interesohen mem pyet se çfarë ka në Prekaz familjarët e të pagjeturve nuk po informohen mirë. Unë kam qenë prezent se s’kam pas mundësi të flejë e të rri nga familjarët që kanë shprehur interesim. Duhet të shikohen se ku janë varrezat masive ku supozohet se ka shumë njerëz këtë nuk po e përmend askush, ne kemi informata se ku jon me qindra njerëz si në Serbi edhe në Kosovë”, thotë ai. 

Komento: