Bakayoko te Milani, detaji i fundit për të nënshkruar marrëveshjen me Chelsea!

20:17 | 24 Gusht 2021

Milani është gati të plotesoje mesfushën dhe të bëjë një skuadër që duhet të konkurrojë në Ligën e Kampionëve gjithashtu, duke qene se mund ta prese nje grup i veshtire.

Në fakt, pritet kthimi i Tiemouè Bakayoko, mesfushori francez i cili tashmë kishte veshur fanellën e Milanit në sezonin 2018/2019. Lojtari, pas vitit të kaluar në huazim te Napoli, donte fuqishëm fanellën e Milanit, pavarësisht interesit të vazhdueshëm të Napolit dhe Juventusit.

Milani, pas një negociate të gjatë me Chelsean, më në fund është pranë blerjes së tij. Marrëveshja u gjet përmes formulës së huasë me të drejtën e blerjes, me lojtarin i cili, për t’u kthyer në Milano, ka pranuar edhe uljen e rroges. Palët tani janë shumë afër dhe përfundimi i negociatave tashmë mund të arrijë sot.

E vetmja gjë që mbetet për të përcaktuar është e drejta e blerjes në favor të Rossonerëve. Ka ende shumë distancë sipas Sportmediaset. Chelsea bëri një kërkesë shumë të lartë.

Bakayoko do t’i bashkohej Milanit si zgjedhja e katërt për mesfushën; mund të jetë alternativa e Franck Kessie dhe Ismael Bennacer. Ai ka karakteristika të shkëlqyera fizike dhe është shumë i mirë në fazën e mbulimit dhe prishjes se aksioneve.

Ai mund të ketë nevojë të rritet nga pikëpamja e ndërtimit të lojës, por në tërësi duhet të përcaktohet si një mesfushor i shkëlqyer. Tashmë e njeh mjedisin kuqezi, me të cilin ka qëndruar shumë i lidhur në të kaluarën.

Kthimi i tij në Milano mund t’i sigurojë atij stimujt dhe motivimet e përshtatshme për të udhëhequr një sezon të mirë.

Siç thamë, nga Sportmediaset Claudio Raimondi tha se tymi i bardhë për Bakayoko mund te vije sot. Chelsea dhe Milani kanë arritur një marrëveshje për një huazim të rëndë prej 1.5 milionë eurosh me të drejtën e blerjes që ende nuk është përcaktuar.

Blutë gjuajnë shumë lart: ata do të donin një shpërblim prej 30 milionë eurosh. Klubi kuqezi nuk dëshiron të shkojë përtej 20 milionë eurove.

Komento: