Bale hap telashe për Real Madridin, ka këtë kërkesë për klubin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bale hap telashe për Real Madridin, ka këtë kërkesë për klubin

19:34 | 17 Tetor 2020

Bale po e refuzon reduktim në pagë.

Gareth Bale nuk harron t’i hap telashe Real Madridit as kur është në Londër.

Ylli uellsian, Gareth Bale do të luajë këtë edicion si i huazuar te skuadra e Tottenham Hotspur.

Kartoni i tij i takon skuadrës së Real Madrid, e cila paguan edhe pagën e tij. Në kohën e pandemisë, pagat po dalin telashe për klubet dhe po synohet reduktimi në paga për lojtarët.

Megjithatë, Gareth Bale, sipas raportimeve nga Spanja, është lojtari i vetëm që refuzon të ketë reduktime në pagë te Real Madrid.

Të gjithë lojtarët duket të jenë pajtuar për 10% reduktime, përveç Bale.

Mbetet të shihet nëse uellsiani do të zbutet në qëndrimet e tij në ditët në vazhdim.

Komento: