Balje me disa deputetë shkojnë në Hagë, vizitojnë ish-krerët e UÇK-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Balje me disa deputetë shkojnë në Hagë, vizitojnë ish-krerët e UÇK-së

18:13 | 27 Qershor 2022

Sot në Hagë për vizitë kanë qenë disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, Tinka Kurti, Eliza Hoxha e Alban Bajrami, kanë vizituar të paraburgosurit në Hagë.

Këta deputetë të cilët janë edhe anëtarë të Komisionit për të Drejta te Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale gjatë Luftës janë takuar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, ish-kreun e PDK-së, Kadri Veselin, Hysni Gucatin, Pjetër Shalën e Nasim Haradinajn, shkruan Gazeta Express.

“Anëtarët e komisionit panë për së afërmi gjendjen e të paraburgosurve, çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut dhe ecurinë në vazhdim lidhur me këtë proces”, thuhet në njoftim.

“Ajo që bie në sy, ishte gjendja e mirë shëndetësore, fuqia morale dhe vendosmëria që i karakterizon ata, për t’ia dalë mbanë në mbrojtje të kauzës së drejtë të luftës së UÇK-së dhe të themeleve të shtetësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Komento: