Ballkani “ndezë” motorët para stinorit pranveror

17:36 | 04 Janar 2020

FC Ballkani, e përmbylli vitin siç është më së miri duke u shpallur kampion vjeshtor në SuperLigën e Kosovës në futboll.

E me këtë ecuri të njëjtë me shumë vullnet e energji e kanë nisur edhe këtë fillimi vit. Skuadra kampione ka filluar edhe fazën e stërvitjeve të para për 2020-tën.

Futbollistët që i udhëheqë trajneri, Ismet Munishi, po stërviten nga dy herë në ditë, derisa fazën e dytë të stërvitjeve do ta kryejnë jashtë Kosovës, përkatësisht në Turqi ku e presin edhe ndeshjet miqësore.

Për atmosferën dhe synimet e këtij klubit ka folur për ORAinfo, futbollisti, Kushtrim Gashi, i cili shpreson se ai së bashku me skuadrën do të “korrin” edhe më shumë suksese në këtë vit.

“Dje kemi filluar me fazën e stërvitjeve, derisa sot kemi ushtruar dy herë në ditë. Më këtë ritëm të punës do të jemi deri më 14 janar, derisa me datën 15 të këtij muaji udhëtojmë drejtë Turqisë ku na presin edhe ndeshjet miqësore.

“Atmosfera është shumë e mirë, po mundohemi të japim maksimumin tonë që të jemi në top formë. Për të mirë kanë ndikuar edhe përforcimet , që kanë bërë grupin tonë edhe më të fortë”, ka deklaruar”, mesfushori Gashi.

Ballkani, pas 17 ndeshjes përfundoi garën në vendin e parë në Superligën e Kosovës me gjithsej 34 pikë të tubuara./ORAinfo/

Komento: