Balotelli gjen skuadër të re, befason me vendimin e tij

10:11 | 25 Shtator 2020

Balotelli befason me skuadrën e re.

Mario Balotelli duket se ka vendosur t’i bashkohet Genoas, duke nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Genoa ka qenë e lidhur me ish sulmuesin e Italisë prej kohësh, i cili është larguar nga Brescia, skuadër e cila ka rënë në Serie B.Raportet bëjnë të ditur se për transferimin e Balotellit te Genoa kanë mbetur vetëm disa formalitete, përcjell lajmi net.

Balotelli sezonin e kaluar te Brescia ka shënuar pesë gola.

Në të kaluarën, Balotelli ka veshur fanellat e Interit, Milanit, Manchester Cityt, Liverpoolit, Nice dhe Marseille.

Komento: