Balotelli nuk është kthyer ende në stërvitje, lojtari tregon arsyen

23:13 | 04 Qershor 2020

Mario Balotelli vazhdon të mungojë në stërvitjet me Brescia.

Ylli italian i futbollit, Balotelli, ka zbuluar përmes një postimi në ‘Instagram’ se ai është akoma i sëmurë.

Këtë ai e ka bërë të ditur si një arsye për atë se pse nuk po kthehet në qendrën stërvitore të skuadrës së tij.

“Akoma i sëmurë”, thuhet në mbishkrimin e fotos së publikuar nga Super-Mario, transmeton lajmi.

Balotelli dhe Brescia pritet të përfundojnë bashkëpunimin mes tyre. Kontrata e lojtarit skadon më 30 qershor.

Lojtari italian ishte një nga më të zëshmit kundër rifillimit të sezonit dhe stërvitjeve.

Komento: