Balotelli pranë kalimin në këtë skuadër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Balotelli pranë kalimin në këtë skuadër

23:48 | 02 Qershor 2020

Mario Balotelli duket se së shpejti do të bëhet me skuadër të re.

është gjithmonë e më larg Brescias dhe e ardhmja e tij mund të jetë në SHBA.

Pas shumë zërave në lidhje me mungesat e lojtarit në seancat stërvitore dhe takimit që nuk është zhvilluar me presidentin Cellino, palët duket se kanë vendosur të ndahen.

Pavarësisht se Brescia kërkon ta mbajë sulmuesin për pjesën e fundit të sezonit, duket se Super Mario nuk është dakord. Në mendjen e Balotelli-t është Amerika, MLS më saktë.

Në fakt, sipas Corriere della Sera, qendërsulmuesi ka përfunduar në shënjestrën e La Galaxy, ish-klubi i Ibrahimovicit.

Menaxheri i Balotellit, Mino Raiola, duket se ka marrë një telefonatë nga klubi amerikan dhe është vënë në lëvizje për zgjidhjen e kontratës me Brescian.

Komento: