Banka Popullore e Serbisë: Nuk mund të flitet për marrëveshje me BQK-në, çështja duhet të zgjidhet me dialog

14:06 | 01 Shkurt 2024
banka-popullore-e-serbise:-nuk-mund-te-flitet-per-marreveshje-me-bqk-ne,-ceshtja-duhet-te-zgjidhet-me-dialog

Banka Popullore e Serbisë tha sot se nuk mund të flitet për marrëveshje ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe BKS-së dhe se e vetmja gjë e mundshme është të insistohet në formatin politik të bisedimeve, si dhe se çështja duhet të jetë zgjidhet ekskluzivisht në kuadër të dialogut në nivelin ekzistues, raporton RTV, transmeton FrontOnline.

BPS-ja u përgjigj në këtë mënyrë lidhur me deklaratat e fundit të përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës dhe tha se është e nevojshme që menjëherë t’i jepet fund masave diskriminuese, ilegale dhe të egra të ndërmarra nga institucionet në Kosovë, për të mundësuar shpërndarjen e dinarëve dhe për të parandaluar mohimin e kushteve elementare për jetën e popullatës serbe në Kosovë./FrontOnline/

Komento: