Banori i Big Brotherit si ‘sulltan’, i puth në buzë dy banoret brenda shtëpisë

23:50 | 09 Prill 2023

Banori i Big Brother VIP si ‘sulltan’, i puth në buzë dy banoret brenda shtëpisë.

Gjatë spektaklit të kaluar të “Big Brother VIP”, Nitës i është dhënë avantazhi për të dërguar në nominim katër banorë.

Ajo zgjodhi pa u menduar gjatë katër ish-banorët që iu bashkuan sërish formatit.

Pas spektaklit Ronaldo Shakra u shfaq tejet i tensionuar për përzgjedhjet e Nitës.

Ai e cilësoi atë si lojtare të dëshuar dhe madje u shpreh i acaruar se në shtëpi qëndrojnë akoma disa banorë që sipas tij nuk bëjnë asgjë.

Më pas Ronaldo ka ironizuar faktin se Dea i ka shpëtuar njëherë nominimit pas puthjes që shkëmbeu me Amosin dhe kështu ai vendosi të puthë me shaka në buzë Jorin dhe Dean.

Komento: