Barazoi 2:2 ndaj Heidenheimit, Werderi Bremeni mbetet në Bundesligë

23:10 | 06 Korrik 2020

Një autogol ishte thuajse vendimtar në garën për të përcaktuar skuadrën e fundit që do të luajë në Bundesligën e Gjermanisë në futboll në edicionin e ardhshëm.

Në ndeshjen e kthimit të plejautit për Bundesligë, Werder Bremeni të hënën mbrëma barazoi 2:2 në udhëtim ndaj Heidenheimit.

Barazimi i mjaftoi skuadrës së Milot Rashicës për të mbetur në elitë, falë rregullit të golit si mysafir.

Ndeshja e parë e luajtur në Bremen kishte përfunduar pa gola.

Norman Theuerkauf shënoi autogol në minutën e tretë për avantazhin e Ëerderit. Ishte moment thuajse vendimtar.

Shifrat në 1:1 u barazuan vetëm në minutën e 85-të kur realizoi Tim Kleindienst.

Edhe dy gola tjerë u shënuan në minutat shtesë. Fillimisht në minutën e 94-t Ëerderi kaloi në epërsi 2:1 falë golit të Ludëig Augustinsson. Ndërsa Kleindienst realizoi penallti në minutën e 98-të për rezultatin 2:2.

luajti deri në minutën e 80-të për Ëerderin. Kjo skuadër vetëm në xhiron e fundit ishte ngritur në pozitën e 16-të në Bundesligë dhe kishte siguruar ndeshjen e barazhit. Ndërkohë Heidenheimi u rendit i treti në Bundesliga 2.

Rashica me shumë mundësi e ka luajtur ndeshjen e fundit për Ëerderin. Ai pritet të transferohet këtë verë.

Komento: