Barca arrn marrëveshje me Interin, po e transferon yllin e madh

12:29 | 12 Janar 2021

Marrëveshje e arritur, Barca transferon yllin e Interit.

Plot surpriza dhe transferime që nuk i kishim bërë me mend duket se do të ndodhin gjatë këtij muaji dhe njëri prej tyre pritet të jetë ai i Christian Eriksen tek Barcelona.

Inter është duke pritur për të bërë transferin e parë në merkato dhe për të bërë një gjë të tillë duhet të shesë futbollistë në fillim dhe me danezin do të fillojnë këtë gjë.

Paga e tij prej 7.5 milionë eurosh nuk është ndonjë problem i madh pasi atë po e kërkon me ngulm edhe trajneri Ronald Koeman i cili do ta mirëpriste një transferim të tij tek katalanasit.

Marrëveshja finale pritet që brenda disa ditësh të materializohet dhe ky përforcim mund ti hyjë shumë në punë katalanasve.

Komento: