Barca në panik, një anëtar i saj dyshohet se është prekur nga koronavirusi

19:46 | 12 Mars 2020

Barcelona në panik për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Mundo Deportivo raporton se te Barcelona janë në ankth, për një rast të mundshëm të koronavirusit.

Sikurse te Real Madrid, gjithçka vjen nga pjesa e basketbollit të kësaj skuadre.

Një anëtar i Barcelonës në basketball, dyshohet të jetë prekur nga koronavirusi.

Dyshimet e mëdha janë tani edhe te skuadra e futbollit të Barcelonës, pasi që anëtari i skuadrës së basketbollit, ka mundur të ketë kontakte me futbollistët.

Komento: