Barcelona 3:1 Napoli, këto janë notat e lojtarëve

23:28 | 08 Gusht 2020

Tashmë ka përfunduar ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit.

Në ‘Camp Nou’, skuadra e Barcelonës ka mposhtur skuadrën e Napoli me rezultatin 3:1.

Barcelona ka shënuar fitore me rëndësi shumë të madhe.

Kjo fitore ka bërë që katalanët të sigurojnë biletën për çerekfinale, ku tashmë do të përballen me Bayern Munich.

Në ndeshjen e sontme, më i miri ishte Lionel Messi, i cili shënoi një gol dhe fitoi një penallti, kurse një gol tjetër iu anulua nga VAR.

Në listën e realizatorëve te Barca u regjistruan edhe Luis Suarez e Clement Lenglet, kurse për Napoli shënoi Lorenzo Insigne.

Messi mori vlerësimin 9.1, si më i miri i takimit. Më poshtë lajmi.net ua përcjell vlerësimet e ‘ËhoScored’ për të gjithë lojtarët që u aktivizuan sot.

Komento: