Barcelona apo Inter, këtë fanellë pritet ta vesh Aubameyang

11:59 | 01 Janar 2020

Pierre-Emerick Aubameyang pritet tw largohet nga Arsenal.

Interi i është bashkuar Barcelonës në garën për yllin e Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang.

Aubameyangut i kanë mbetur edhe 18-muaj kontratë me Arsenalin dhe 30-vjeçari ka refuzuar rinovimin me Topçinjtë.

Arsenali mund ta shesë Aubameyangun pas përfundimit të sezonit dhe siç raporton Mirror, Interi do të tentojë ta rrëmbejë atë para Barcelonës.

Drejtuesit e Arsenalit janë në dilemë për shitjen e Aubameyang në janar, mirëpo vështirë të besohet se gabonezi do të largohet nga Emirates këtë muaj.

Komento: