
Afati i transferimeve të janarit po shkon drejt përfundimit dhe ekipet e njohura janë duke i bërë lëvizjet e fundit për transferimin e lojtarëve të nevojshëm.
Juventus dhe Barcelona janë duke negociuar në lidhje me shkëmbimin e Federico Bernardeschit me Ivan Rakitic.
Juventus dhe Barcelona vazhdojnë të jenë në bisedime në lidhje me shkëmbimin e Federico Bernardeschit me Ivan Rakitic.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se përkundër mohimeve nga Bianconerët, palët vazhdojnë të zhvillojnë diskutime në lidhje me shkëmbimin e italianit me kroatin, transmeton lajmi.
Mirëpo, pika e cila është duke bllokuar marrëveshjen është dëmshpërblimi i kërkuar nga Juventus për Barcelonën për të finalizuar shkëmbimin. Skuadra nga Serie A kërkon 10 milionë euro shtesë nga Barcelona për finalizimin e marrëveshjes.
Shkëmbimi Bernardeschi – Rakitic ishte shfaqur si opsion edhe në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës së vitit 2019.