Barcelona arrin marrëveshje me Koeman

15:43 | 26 Nëntor 2021

Barcelona dhe Koeman arrijnë një marrëveshje të përbashkët kompensimi

Barcelona dhe trajneri i shkarkuar Ronald Koeman kanë arritur një marrëveshje për kompensimin e tij.

Holandezi Koeman u shkarkua muajin e kaluar pas rezultateve të dobëta dhe u zëvendësua nga legjenda Xavi.

Shkarkimi i parakohshëm i Koemanit u tha se do t’i kushtonte Barcelonës hiç më pak se 12 milionë euro dëmshpërblim.

Megjithatë, drejtuesit e klubit dhe trajneri holandez kanë arritur një marrëveshje të përbashkët kompensimi.

Sipas gazetës katalunase Sport, Koeman do të marrë 10 milionë euro kompensim nga Barça për pjesën e mbetur të kontratës së tij, e cila do të zgjaste deri në qershor.

Asistentët e holandezit Alfred Schreuder dhe Henrik Larsson do të paguhen plotësisht, por pagesat e tyre janë të ulëta.

Koeman është siguruar se do të marrë pagesën totale para fundit të vitit.

Komento: