
Barcelona po synon të transferojë edhe futbollistë të rinj në skuadër.
Skuadra katalane ka arritur një marrëveshje me Sao Paulo përmes së cilës ata kanë mundësinë e parë për të nënshkruar me Gustavo Maia, por rezulton se ata kishin konkurrencë nga Atletico Madrid dhe Liverpool në garën për nënshkrimin e tij.
19-vjeçari është një nga lojtarët me ardhme të ndritur të klubit brazilian, por ende nuk ka bërë debutimin me skuadrën e parë, megjithatë performancat e tij në nivelin e të rinjve kanë tërhequr shumë interes në shërbimet e tij.
“Ai që e pa ishte një skaut nga Barcelona”, tha agjenti i Maia, Nilson Moura, transmeton lajmi.net.
“Ne filluam të bisedonim dhe ekzistonte mundësia që ata të përpiqeshin ta transferonin”.
“Andre Cury [skauti brazilian i Barcelonës] nuk mori pjesë”.
“Bisedimet ishin drejtpërdrejt me ta”, zbuloi ai.