Barcelona arrin marrëveshje me yllin e Interit?

18:54 | 02 Qershor 2020

Duket se skuadra e Barcelonës tashmë ka arritur marrëveshje me yllin e Interit.

Gazeta spanjolle ‘Sport’ raporton se Lautaro Martinez ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën, ku do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, por është Interi që po refuzon të heq klauzolën e lojtarit, prej 111 milionë euro.

Sipas gazetës, Lautaro do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Barcelonën.

Për Lautaron, ky është një propozim jashtëzakonisht i madh, i cili iu bashkua Interit nga Racing Club në vitin 2018 për 25 milionë euro.

Lautaro këtë sezon ka gëzuar formë të mirë tek Inter, ku shënoi 16 gola në 31 ndeshje konkurruese.

Tash Barcelonës i mbetet të bind edhe Interin, që po insiston që për Lautaron të paguhet klauzola prej 111 milionë euro.

Komento: