Barcelona arrin marrëveshje me yllin e Man City

15:13 | 27 Nëntor 2021

Barcelona ka arritur një marrëveshje në parim me sulmuesin e Manchester Cityt, Ferran Torres, zbulon The Sport.

Barca e ka identifikuar Torresin si objektivin e tyre kryesor të transferimit në janar dhe reprezentuesi spanjoll ka informuar Cityn se ai është i etur për një lëvizje në Camp Nou,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, klubi spanjoll ende nuk ka rënë dakord për një tarifë me Cityn dhe financat e tyre të pasigurta nënkuptojnë se ata nuk mund ta përballojnë 21-vjeçarin pa shitur më parë një numër lojtarësh të tjerë./ORAinfo/

Komento: