Barcelona arrin marrëveshje personale me yllin e Inter – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Barcelona arrin marrëveshje personale me yllin e Inter

17:09 | 25 Mars 2020

Barcelona e do me çdo kusht sulmuesin argjentinas, ndërsa tash i mbetet të merret vesh edhe me Interin

Barcelona ka arritur marrëveshje në parim me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Për këtë siguron e përditshmja italiane “Tuttosport”, përcjell Express.

Sulmuesi argjentinas duket të jetë i vendosur për të lëvizur drejt Camp Nou.

Tash, pasi e ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin, Barça ka nevojë t’i nisë bisedimet me Interin për t’i siguruar shërbimet e lojtarit.

Klauzola e shkëputjes së kontratës së Martinezit besohet të jetë 111 milionë euro.

Mirëpo, Interi mund t’i kërkojë deri në 150 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.

Barça, nga ana e saj, është e gatshme t’i fusë pesë lojtarë në këtë “operacion”.

Bëhet fjalë për lojtarët si Nelson Semedo, Arthur, Arturo Vidal, Carles Alena dhe Jean-Clair Todibo.

Komento: