Barcelona befason, ky është çmimi për Rakiticin

14:02 | 20 Mars 2020

Barcelona cakton çmimin e Rakiticit.

Mesfushori kroat, Ivan Rakitic pritet të largohet përfundimisht nga Barcelona në verë.

Rakitic ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Barcelonës që nga transferimi i tij nga Sevilla, duke fituar shumë trofe vendor dhe Ligën e Kampionëvë më 2015.

Megjithatë, koha e tij në Camp Nou duket se ka përfunduar dhe Barcelona që nga vera e 2019 është duke tentuar shitjen e tij.

Tani drejtuesit e klubit katalunas kanë vendosur ta largojnë kroatin për çmimin e duhur, duke tentuar t’i joshin klubet e interesuara.

Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona do të dëgjojë vetëm ofertat që sillen rreth 20 milionë euro për Rakiticin këtë verë.

32-vjeçari pëlqehet shumë nga klubet e mëdha italiane, Interi dhe Juventusi, ndërsa edhe një rikthim te Sevilla është i mundur.

Komento: