Barcelona cakton çmimin e Dembeles, ka rënie drastike

16:53 | 14 Maj 2020

Barça mund ta shesë Dembelen për 60 milionë euro.

Gjiganti katalunas e ka ulur çmimin për futbollistin francez, i cili ka dështuar ta tregojë veten në “Camp Nou”

Barcelona po planifikon ta shesë Ousmane Dembelen gjatë verës që vjen.

Gjiganti katalunas madje është i gatshëm ta ulë çmimin për futbollistin francez.

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se kampioni aktual spanjoll do ta shiste futbollistin ofanziv për 60 milionë euro, pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi, e që klubet evropiane janë prekur me të madhe.

Përfaqësuesi francez pritet të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni pasi nuk e ka treguar veten sa duhet tek “Blaugrana”.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit, i cili u përball me lëndime të njëpasnjëshme, mund ta vazhdojë karrierën në Angli.

Atë e pëlqen edhe Paris Saint-Germaini në Francë.

Komento: