Barcelona dhe Bayern në “luftë” për yllin e Juventusit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Barcelona dhe Bayern në “luftë” për yllin e Juventusit

15:12 | 29 Gusht 2019

Barcelona dhe Bayern Munich thuhet se janë angazhuar në një luftë për mesfushorin e Juventus, Emre Can.

Sipas Gazzetta dello Sport, interesi nga dy klubet është ‘intensifikuar’ në orët e fundit,përcjell ORAinfo.

Ish-lojtari i Liverpool gjithashtu rrezikon të mbetet jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve të Zonjës së Vjetër.

Pavarësisht se mbërriti vetëm verën e kaluar, bardhezinjtë e shohin atë si një burim të shkëlqyeshëm fitimi ndërsa u bashkua me një transferim të lirë.

Duke pasur parasysh këtë, gazeta pretendon se ata janë të gatshëm ta shesin atë për një tarifë prej 30-35 milion €.

Juve tashmë kanë zhvilluar bisedime me Barcën mbi 25-vjeçarin, ndërsa Bayern ka nevojë për një zëvendësim afatgjatë për Javi Martinez./ORAinfo/

Komento: