Barcelona dhe Juentus po e bëjnë shkëmbimin spektakolar

10:45 | 23 Shtator 2021

Shkëmbim spektakolar: Ter Stegen transferohet në Serie A.

Marc-Andre ter Stegen te gjiganti italian, falë një shkëmbimi spektakolar.

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre terStegen mund të transferohet në Itali verën e ardhshme, pasiqë nuk është i kënaqur me zhvillimet në Camp Nou.

Barcelona është në krizë rezultatesh dhe ter Stegen është i gatshëm të ndryshojë skuadër.

Calcio Mercato, raporton se Juventus synon transferimin e Ter-Stegen verën e ardhshme.

Biankonerët nuk janë të kënaqur me Szczesnyn dhe e kanë piketuar Ter-Stegenin si portierin ideal.

Barcelona nuk do të heq dorë lehtë nga 28-vjeçari dhe Zonja e Vjetër është e gatshme t’ia ofrojë Katalansve njërin nga dyshja Adrien Rabiot dhe Rodrigo Bentancur.

Juventus dhe Barcelona kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

Komento: