Barcelona e Bayern nuk e duan, Coutinho i ofrohet kësaj skuadre

12:14 | 09 Shkurt 2020

Coutinho i është ofruar skuadrës së Juventusit.

Philippe Coutinho është në një udhëkryq mjaft të vështirë në karrierën e tij.

Ylli brazilian po kalon në një krizë të madhe, pasi nuk po gjen hapësirat e duhura as te skuadra e Bayern Munich.

I huazuari nga Barcelona nuk ka bindur drejtuesit e Bayern, dhe këta të fundit nuk do të paguajnë 120 milionë euro për kartonin e tij.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se agjenti i Coutinho do të ofrojë shërbimet e lojtarit për skuadrën e Juventus.

Braziliani ka regjistruar 18 paraqitje në Bundesliga, duke shënuar gjashtë gola dhe duke shtuar gjashtë asistime.

Interesim për lojtarin ka edhe nga Premierliga.

Komento: