Barcelona e ka planin gati për Depayn

16:08 | 23 Prill 2021

Depay, prioritet për Barcelonën.

Ylli i Lyon dhe i Holandës do të jetë i disponueshëm për tu transferuar gjatë kësaj vere.

Memhpis Depay mbetet akoma një objektiv shumë i rëndësishëm për skuadrën e Barcelonës, raporton RMC Sport.

Skuadra spanjolle ka që prej verës së kaluar që ka shfaqur interesim të madh për holandezin dhe kjo verë është mundësia ideale për blerjen e tij pasi i skadon kontrata që ka me skuadrën e Lyon.

Ronald Koeman ka punuar me të gjatë kohës kur drejtonte Holandën dhe për këtë arsye e dëshiron përsëri nën urdhërat e tij atë.

Komento: