Barcelona fiton derbin ndaj Espanyolit, pret gabimin e Real Madridit

00:01 | 09 Korrik 2020

Barcelona pret gabimin e Realit, mposht Espanyolin.

Barcelona vazhdon ndjekjen ndaj Real Madridit në La Liga.

Skuadra e Setiene ka fituar derbin lokal ndaj Espanyolit me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Luis Suarez në minutën e 56-të të ndeshjes.

Ai shënoi pas dy kartonëve të kuq të shpërndarë për Fatin (Barcelona) dhe për Lozano (Espanyol).

Barca mbetet e dyta në renditje me 76 pikë, një më pak se Reali që gjithashtu ka një ndeshje më pak të luajtur.

Komento: