Barcelona gjen zëvendësuesin e Valverdes

19:52 | 13 Janar 2020

Barcelona e ka marrë vendimin për Valverden.

Tashmë duket se është mësuar edhe zëvendësuesi i Ernesto Valverde.

Akoma pa u zyrtarizuar shkarkimi i Ernesto Valverde nga posti i kryetrajnerit të Barcelonës, në qytetin katalan kanë mbërritur përfaqësuesit e një trajneri tjetër.

‘RAC1’ bën të ditur se përfaqësues të Quique Setien janë në Barcelonë, transmeton lajmi.

Ata prite të nisin bisedimet me bordin drejtues të Barcelonës, për të finalizuar marrëveshjen.

Setien pritet të jetë zëvendësuesi i Ernesto Valverde, dhe ta drejtojë skuadrën nga kjo pikë sezoni.

Komento: