
Gerard Pique është shumë pranë përfundimit të karrierës së tij në futboll.
Një nga mbrojtësit më të mirë në histori të Barcelonës, Pique, po afrohet me fundin, dhe skuadra tashmë është duke menduar për zëvendësuesin e tij.
Në listën e dëshirave të Barcelonës, dy janë emrat e mbrojtësve që prijnë listën e synimeve.
‘Marca’ raporton se Andreas Christensen është një nga emrat në radarin e katalanëve, transmeton lajmi.
Gjithashtu, edhe anëtari i Fiorentinës, Nikola Milenkovic është pjesë e kësaj liste.
Mbetet të shihet se kush do të jetë lojtari që do ta zëvendësojë Piquen në ‘Camp Nou’.