Barcelona i vë ultimatum Dembeles

15:46 | 05 Dhjetor 2021

Barcelona i ka thënë Ousmane Dembeles se ai ka afat deri më 31 dhjetor për të arritur një marrëveshje për një kontratë të re, zbulon Sport.

Anësori francez e ka bërë prioritetin e tij kryesor qëndrimin në Camp Nou, por agjenti i tij ka injoruar ofertat e fundit të klubit me qëllim që të lejojë Dembele të hapë bisedimet me klubet e tjera në janar,përcjell ORAinfo.

Por Barça e ka bërë të qartë se ata duhet të marrin një përgjigje për ofertën e tyre të fundit deri në fund të vitit ose përndryshe ata do të supozojnë se ai do të largohet në fund të sezonit./ORAinfo/

Komento: