Barcelona ia hap rrugën United për ta transferuar super-lojtarin

11:33 | 20 Nëntor 2021

Dani Olmo, ka qenë prej kohësh një nga objektivat e mëdha të FC Barcelona.

Ka disa zëra që tregojnë për mundësinë e ardhjes së 23-vjeçarit spanjoll gjatë merkatos së dimrit, diçka që Mateu Alemany, kreu i dukshëm i menaxhmentit sportiv të Barçës, e mohoi disa ditë më parë, duke siguruar se Fair Play-i Financiar që ka aktualisht skuadra e Camp Nou nuk e lejon atë të kryejë operacione në treg përtej ardhjes së lirë të Dani Alves,përcjell ORAinfo.

Këto dyshime për mundësinë e nënshkrimit të Dani Olmos ushqejnë shpresën e një Manchester United që mesa duket do të ishte i madhi tjetër i interesuar për të marrë shërbimet e futbollistit të Leipzig, i cili që nga largimi i Julian Nagelsmann në Bayern Munich nuk ka pasur shumë minuta me rëndësinë e pritur./ORAinfo/

Komento: