Barcelona ia “terron” Realit, hyn në garë për transferimin e Mbappes

13:11 | 22 Tetor 2021

Barcelona synon të shpenzojë më shumë se Real Madrid në mënyrë që të arrijë të transferojë Kylian Mbappe, pretendon AS.

Reprezentuesi francez është i vendosur të bëhet agjent i lirë në fund të sezonit, nëse nuk nënshkruan kushte të reja me Paris Saint-Germain ,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, një lëvizje në Madrid duket e mundshme – megjithëse Blaugrana thuhet se besojnë se mund ta rrëmbejnë atë me një pjesë më të madhe parash./ORAinfo/

Komento: