Barcelona ja bwn bajat Bayern Munich, e transferon talentin e madh holandez

10:55 | 27 Shtator 2020

Barcelona dhe Ajaxi arrijnë marrëveshje për Sergino Dest.

Barcelona dhe Ajaxi kanë arritur marrëveshje për kalimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Sergino Dest, në Camp Nou këtë verë.

Dest pritet të udhëtojë drejt Katalonjës sot për të nënshkruar marrëveshje afatgjate me Barcelonën, transmeton Express.

Mbrojtësi i djathtë u tha lamtumirë bashkëlojtarëve te Ajax pas fitores 2:1 kundër Vitesse të shtunën.

Dest do të jetë sot në Barcelonë për testet mjekësore.

Ai do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2025, me Barcelonën.

Bayern Munich ishte në garë për shërbimet e tij, por u mposht nga Barcelona në fund.

Ai do t’i kushtojë Barçës rreth 23 milionë euro plus bonuse.

Komento: