Barcelona jep lajmin katastrofal për tifozët

19:41 | 30 Dhjetor 2019

Lajm i keq për tifozët e Barcelonës.

Klubi do ta nisë vitin 2020 pa disa lojtarë të rëndësishëm.

Klubi, përmes rrjeteve sociale, ka konfirmuar lëndimet për Arthur dhe Ter Stegen.

Arthur sipas Barcelonës do të jetë deri në tri javë jashtë fushe, derisa për Ter Stegen nuk është konfrimaur një datë rikthimi.

Arthur po vazhdon me procesin e rikuperimit dhe do të jetë jashtë deri në fund të janarit.

Këto dëmtime të Barçës vijnë pak ditë pas përballjes në ‘final four’ të Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit, derisa Real Madridi do të ketë punë me Valencian.

Fituesit do të përballen në finale për të kërkuar trofeun e parë të sezonit.

Komento: