
Barcelona me kontratë të re për yllin e skuadrës.
Barcelona është duke përgatitur një ofertë të re për sulmuesin Ansu Fati.
Talentit spanjoll kontrata me katalunasit i skadon në vitin 2022. Por, drejtuesit e klubit kanë përgatitur një ofertë për ta mbajtur Fatin në skuadër.
Barcelona do t’i ofrojë kontratë trevjeçare me pagë dukshëm më të lartë sesa fiton aktualisht, për ta bindur Fatin të mbetet në skuadër.
Fati këtë sezon ka luajtur në 10 ndeshje shkaku i një lëndimi të pësuar.
18-vjeçari këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime.