Barcelona kalon në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit

21:01 | 22 Janar 2020

Barcelona mendoi se e kishte të lehtë ta mposhte UD Ibiza-Eivissa, por kjo nuk doli të jetë ashtu.

Barcelona e ka eliminuar me shumë vështirësi UD Ibiza-Eivissa nga Kupa e Mbretit me rezultat 2-1.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Pep Caballe, që u shërbye mjaftë mirë nga Javier Perez Mateo.

Katalunasit më pas morën të gjithë ndeshjen nën kontroll dhe kishin 85 për qind të posedimit të topit, por u mungonte efikasiteti në kuadratin e golit.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal, derisa në të dytën u shënuan dy të tjerë.

Blaugaranasit arriti ta barazonin rezultatin në minutën e 72-të me një gol të Antoine Griezmannit, derisa u asistua nga Frenkie de Jong.

Pak sekonda pa përfunduar takimi, sulmues francez (90+5) shënoi edhe golin e dytë të tij personal dhe të dytin për Barcelonën, për t’ia fituar kështu përballjen.

Barcelona kaloi në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit dhe pritet që të mësojë shumë shpejtë kundërshtarin e radhës.

Komento: