Barcelona – Lautaro, vjen lajmi i fundit

17:41 | 09 Qershor 2020

Drejtori i Interit i përgjigjet Barcës për Lautaron.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, është duke pritur veprimin e Barcelonës në lidhje me klauzolën e Lautaro Martinez.

Ylli argjentinas vazhdon të jetë emri më i “nxehtë” i kësaj vere, me Barcelonën që po kërkon transferimin e tij.

“Ne duam të forcojmë skuadrën, dhe si të gjitha klubet e mëdha, që nuk priren të shesin yjet e tyre”, ka deklaruar Marotta, përcjell lajmi.

“Kur është fjala për Lautaron, ekziston një klauzolë që skadon më 7 korrik. Ne jemi duke pritur të shohim se çfarë bën Barcelona, pastaj ne do të takohemi me të”, ka shtaur ai.

“Ajo që ka rëndësi sot është që lojtari të japë kontributin e tij për skuadrën për të arritur rezultate të shkëlqyera”.

Klauzola e lojtarit është 111 milionë euro.

Komento: