Barcelona me fitore të thellë ndaj Villarreal

23:16 | 27 Shtator 2020

Koeman debuton me fitore të thellë.

Barcelona ka mposhtur Villarrealin me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të La Ligas.

Ndeshja e parë e Koeman si traner i Barcës ishte fantastike duke krijuar dhe shënuar.

Dy golat e parë në ndeshje erdhen nga i riu Ansu Fati. Ai shënoi në minutën e 15-të dhe 19-të të ndeshjes.

Gol shënoi edhe Messi nga penalltia në minutën e 35-të të ndeshjes.

Për 4-0 u përkujdes lojtari i Villarrealit që dërgoi në portën e tij një krosim të Messit.

Këto janë tri pikët e para të Barcës këtë sezon me dy lojë më pak të zhvilluara.

Komento: