Barcelona me humbje shokuese për shkak të koronavirusit

23:06 | 14 Maj 2020

Barcelona ka pësuar humbje shokuese për shkak të koronavirusit.

Pandemia ka sjellë futbollin në ndalesë e cila ka rezultuar në një ulje të madhe të të ardhurave për të gjitha klubet, përfshirë edhe Barcelonën.

Katalanët kanë kryer një studim mbi ndikimin që ka pasur virusi në të ardhurat e klubit dhe ka vlerësuar se ata kanë humbur në rreth 150 milion euro.

Barcelona llogarit vlerën e shifrave prej 154 milion euro, duke marrë parasysh mungesën e shitjeve të biletave nga Camp Nou, mbylljen e dyqaneve zyrtare dhe muzeut, si dhe ndalimin e veprimtarisë së akademive të klubit në të gjithë botën.

Bordi po punon pa u lodhur për të minimizuar këtë ndikim, megjithatë kësaj i shtohet edhe shifra humbjeve të tyre të mundshme në fushën e shitjes së lojtarëve, e cila ishte vlerësuar në 124 milion euro, por ende mungon rreth 70 milion euro për të balancuar llogaritë.

Një nga mënyrat me të cilat Barcelona ka kërkuar të zvogëlojë atë shifër është përmes mekanizmit ERTE (uljes së pagave të futbollistëve) si për lojtarët ashtu edhe për punonjësit e klubit, dhe vlerësohet se kursen klubin midis 40 dhe 50 milion euro.

Shifra e dëmeve të plota konsiderohet të jetë rreth 220 milionë euro, përfshirë këtu të gjitha kostot e mundshme brenda klubit.

Komento: