Barcelona me super transferim nga Dortmund

16:08 | 07 Qershor 2020

Afati i transferimeve të verës po ofron dhe gjigantët evropian janë gati për të goditur në cak.

Barcelona është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit anësor portugez të Borussia Dortmundit, Raphael Guerreiro, shkruan “A Bola”.

Klubi kampion i Spanjës po planifikon ta përfshirë Junior Firpon në marrëveshje shkëmbimi me Interin për ta transferuar sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez.

Kështu Barcelonës do t’i duhet një përforcim në krahun e majtë të mbrojtjes. Guerreiro 26-vjeçar shihet si përforcim ideal. Guerreiro ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023.

Komento: