Barcelona me tri mungesa të mëdha në ‘El Clasico’

20:56 | 18 Tetor 2021

Barcelona është nikoqire e Real Madridit për ‘El Clasicon’ e parë këtë edicion që luhet në kuadër të javës së dhjetë në La Liga.

Ndeshja që luhet të dielën e kësaj jave, fillon në ora 16:15 në stadiumin “Camp Nou”.

Por, për këtë ballafaqim të vështirë, Ronald Koeman nuk do të mund të llogarisë në tre lojtarë që kanë dëshmuar se janë tejet të rëndësishëm në strategjitë e tij.

Pedri Gonzalez, Ronald Araujo dhe Ousmane Dembele do të jenë të gjithë jashtë skuadrës për këtë ndeshje.

Barcelona nuk ka pasur një start të mirë në këtë sezon, andaj një fitore ndaj Los Blancos do t’i ngjallte edhe më shumë besimit skuadrës.

Real Madridi është aktualisht në vendin e dytë me 17 pikë, tre më pak se lideri Real Sociedadi që ka një ndeshje më shumë, ndërsa katalunasit janë në të shtatin me 15 sosh.

Komento: