Barcelona merr këtë vendim për Setien

17:06 | 20 Mars 2020

Barcelona me vendim të rëndësishëm për Quique Setien.

Në kohën kur të gjitha skuadrat janë në pauzë, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, Barcelona duket se po rregullon disa çështje jashtë fushës së blertë.

E përditshmja spanjolle, ‘Sport’, shkruan se Barcelona do t’i jap Quique Setienit shansin që ta udhëheq skuadrën edhe në kampanjën 2020/21, transmeton lajmi.

Setien nuk ka arritur akoma që të kthejë skuadrën në nivelin më të lartë të paraqitjeve, por bordi duket se do të tregojnë durim me të.

Setien mori drejtimin e Barcelonës si zëvendësues i të shkarkuarit Ernesto Valverde.

Komento: